23/11 20:33
Genc Nuza, një ndër arbitrat më të mirë në Kosovë, do të drejtojë një ndeshje kombëtareje të hënën e 19 qershorit.
Hera e parë kjo që një gjyqtar dardan do të jetë kryesor i një dueli zyrtar mes Kombëtareve.
34-vjeçari është përzgjedhur të mbajë drejtësi në takimin Finlandë-San Marino, duel i vlefshëm për grupin H të eliminatoreve të Euro 2024.
Nuza mban stemën e FIFA-s prej vitit 2016. Edhe dy arbitrat anësorë do të jenë nga Kosova: Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.
Si edhe arbitri i katërt: Visar Kastrati, ndërkohë që në teknologjinë VAR do të ketë arbitra kroatë.
Kujtojmë që Nuza ishte kryesori i miqësores Shqipëri-Itali, e luajtur në “Air Albania” më 16 nëntor të vitit të kaluar.
Top Channel