Kombëtarja e Shqipërisë e kërkon sot fitoren e parë të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024.
“Kuqezinjtë” me fillim nga ora 20:45 presin në shtëpi, në stadiumin “Air Albania” Kombëtaren e Moldavisë.
Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Shqipëria u mposht 1:0 nga Polonia, kurse Moldavia barazoi 0:0 me Republikën e Çekisë.
Të dyja këto kombëtare gjenden në Grupin E të këtyre kualifikimeve, ku Shqipëria zë vendin e fundit, respektivisht vendin e pestë në tabelë me asnjë pikë të arkëtuar, krahas Moldavisë që ka dy pikë në vendin e tretë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Përballja e fundit e zhvilluar mes Shqipërisë dhe Moldavisë daton në muajin tetor të vitit 2019, ku asokohe kombëtarja shqiptare fitoi me rezultat bindës 4:0.
Sa i përket ndeshjes së sotme, te Shqipëria mungojnë Armando Broja, Marash Kumbulla dhe Ivan Balliu, kurse te Moldavia nuk do të paraqiten Oleg Reabciuk dhe Artur Ionita.
Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.
Shqipëria (4-3-3): Berisha; Veseli, Ismajli, Djimsiti, Hysaj; Abrashi, Asllani, Bajrami; Asani, Cikalleshi, Uzuni
Moldavia (3-5-2): Railean; Craciun, Mudrac, Posmac; Revenco, Rata, Caimacov, Motpan, Reabciuk; Damascan, Nicolaescu
Top Channel