Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë nderim te pllaka në parkun e të pagjeturve në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

Gjatë një prononcimi, Kurti tha se Kosova i ka shkruar Serbisë për hapjen e arkivave të dokumentacionit të klasifikuar të brigadës të motorizuar 37, e cila është përgjegjëse për një mori masakrash, por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Kurti u shpreh se institucionet do të vazhdojnë të kërkojnë përgjegjësi dhe drejtësi për personat e pagjetur.

Ai shtoi se nuk kanë marrë asnjë përgjigje për hapjen e arkivave nga Serbia.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot edhe shtëpinë Muze të Prof. Ukshin Hotit, në 80- vjetorin e tij të lindjes, si dhe ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Universiteti “Ukshin Hoti”, në Prizren.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA