23/11 17:36
Spanjë-Kroaci do të jetë finalja e edicionit të tretë të Nations League. Dueli i zjarrtë do të zhvillohet të dielën.
Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, foli përpara finales, duke u ndalur edhe tek ekipi kundërshtar, Kroacia, që ka plot lojtarë me kualitet.
Sigurisht që duhet të jemi të kujdesshëm ndaj Modric, pasi loja e tyre sillet rreth tij, një talent i nivelit botëror.
Duam të fitojmë trofeun, për të mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme një sezon tepër të veçantë.
Objektivi ynë është të fitojmë dhe ta dërgojmë Spanjën sa më lart të jetë e mundur”, u shpreh trajneri i kombëtares iberike.
Top Channel