Mungesa e fuqisë punëtore vijon të mbetet një nga sfidat më të mëdha për ekonominë gjermane, por përkundër lajmeve se ku vjen fjala tek vizat burogracia gjermane dhe formalitetet e udhëtimit e vështirësojnë shumë procesin, ekspertët shqiptarë të punësimit kanë tjetër qëndrim.
“Gjermania i ka lehtësuar goxha procedurat e marrjes së vizës së punës, për shtetasit shqiptar, nuk ka lidhje me shtetet e tjera si India apo shtetet e largëta. Risia që po shikohet së fundmi është që komplet procedurën e vizës, së shpejti do të bëhet funksionale, pra që mund të bëhet nga Gjermania. Ti shkon atje dhe pastaj bën procedurën për vizë.
Ka nevoja të mëdha për punonjës prodhimi në fusha të ndryshme si fasoneri apo fabrika të mëdha, në të njëjtën kohë shikojmë rritje të madhe të kërkesës për teknikë të mesëm siç mund të jenë hidraulikët, specialistët mekanikë apo elektrikë. Gjithashtu mbetet me nevoja mjaft të mëdha fusha e mjekësisë siç mund të përmendin infermierët, por edhe fushat sociale pra punonjësit socialë nëpër azile të ndryshme por edhe dadot për kujdesin e fëmijëve.
Gjermania është duke kërkuar një numër të lartë punëtorësh, aktualisht është parashikuar një numër prej 7 milionë punëtorësh që do të duhet t’i gjejë në shtatë vitet e ardhshme”- tha Emin Shini, Ekspert Punësimi.
Top Channel