70 gra, punonjëse të një fasonerie në Fier, “Ozgun Kan Albania” kanë protestuar mëngjesin e kësaj të premteje për largimin e tyre nga puna.
Ato kanë pohuar se prej më shumë se dy muajsh nuk janë paguar, ndërkohë që i kanë larguar nga puna me premtimin se do të rikthehen, gjë që nuk ka ndodhur. Përballë kësaj situatë dëshpëruese punonjëset njëzëri kanë apeluar për zgjidhje të shpejtë të kësaj situate.
“Pavarësisht përpjekjeve tona të vazhdueshme për të kontaktuar administratorët e fasonerisë, asnjë kontakt nuk kemi pasur me ta“- kanë thënë punonjëset ndërsa theksojnë se zgjidhje nuk kanë gjetur as në zyrën e punës.
“Shqetësimin tonë na kanë thënë ta zgjidhim në gjykatë”- janë shprehur plot indinjatë punonjëset e pushuara nga puna por nuk kemi mundësitë financiare pasi prej muajsh të papaguara jetojmë në kushte mbijetese.
Ato kanë kërkuar nëpërmjet mediave ndihmën e shtetit për zgjidhjen e kësaj situate.
Top Channel