Tragjedi në sportin e çiklizmit. Gino Mader ka ndërruar jetë gjatë Xhiros së Zvicrës, në moshën 26-vjeçare.
Mader, i cili ishte pjesë e skuderisë Team Bahrein, doli nga korsia e tij gjatë etapës së pestë.
Çiklisti helvet u dërgua i gjallë në spital pas përplasjes së fortë, por nuk ia doli të mbijetonte.
“Jemi të shkatërruar nga humbja e çiklistit tonë të shquar, Gino Mader. Talenti, përkushtimi dhe entuziazmi i tij kanë qenë një frymëzim për të gjithë ne.
Jo vetëm që ishte një çiklist shumë i talentuar, por edhe një person fantastik jashtë biçikletës. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes dhe njerëzve të tij të dashur.
Mendimet tona janë me ta në këtë moment të vështirë”, u shpreh Victorious Milan Erzen, administratori i deleguar i skuderisë Team Bahrein./ SuperSport
Top Channel