Protestuesit serbë në Leposaviq kanë gjuajtur me bomba molotov në drejtim të gazetarëve.

Ata janë sulmuar teksa ministri Elbert Krasniqi po largohej nga komuna me automjet.

Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale duket teksa gazetarët vrapojnë pas sulmit nga serbët.

Tre shpërthime ndodhën gjatë natës në pjesën veriore të Kosovës. Drejtori rajonal i Policisë për veriun, Veton Elshani ka bërë të ditur se shpërthimet kanë ndodhur në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan.

Siç ka thënë ai, njëri rast ka ndodhur teksa një automjet i Policisë po patrullonte, ndërsa sulme ka pasur edhe në oborrin e stacionit policor në Mitrovicë të Veriut, por edhe në afërsi të stacionit policor në Zveçan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA