Në lagjen Damjan të Polisit, OSHEE ishte duke investuar në sistemin e ri elektrik, por duket se investimi është dëmtuar ende pa u vënë në funksion.

Shtyllat e drurit të cilat po vendoseshin nga OSHEE janë prerë gjatë natës duke sjellë dëm të konsiderueshëm jo vetëm për OSHEE, por edhe për banorët të cilët e prisnin prej kohësh këtë investim i cili do të zëvendësonte linjën e mëparshme e degraduar tashmë nga vitet.

Policia është vënë në kërkim të autorëve ndërkohë ende nuk ka një reagim nga OSHEE për vijimin e investimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA