Reshjet e dendura të shiut pasditen e së enjtes shkaktuan përmbytje në në lagjet “Dardania” dhe “Lakërishtë” të Prishtinës, ndërsa pamjet nga vendngjarja tregojnë sesi tuneli tek Stacioni i Autobusëve është mbushur me ujë.

Vërshimet në këto zona të kryeqytetit të Kosovës kanë vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e automjeteve atje. Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu ka njoftuar se të gjitha ekipet dhe operatorët nga Drejtoria e Shërbimeve Publike ishin në terren, duke ndihmuar dhe Drejtorinë për Siguri e Emergjenca dhe Zjarrfikësit.

Problematike shfaqet gjendja dhe në Podujevë. Kryetari i kësaj komune Shpejtim Bulliqi foli për një situatë të përkeqësuar pas reshjeve të dendura të shiut atje. Në një postim në Facebook pas mesnatës, ai theksonte se po punohet me të gjitha kapacitetet për kapërcimin e gjendjes së krijuar.

“Jemi në terren për të ndjekur nga afër situatën që gjatë orëve u përkeqësua ndjeshëm reshjeve të pandërprera të shiut. Po punojmë bashkarisht me Brigadën e Zjarrfikësve, Policinë e Kosovës si dhe kompanitë e kontraktuara. Kërkojmë nga qytetarët të bashkëpunojnë me institucionet, ne do të qëndrojmë pranë jush”, ishte mesazhi i tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA