Në një lidhje direkte me SportNews nga “Air Albania”, gazetari i SuperSport, Sokol Xhihani, zbuloi formacionin e mundshëm me të cilin pritet të luajë Shqipëria përballë Moldavisë.
Kuqezinjtë zhvillojnë të shtunën (20:45) takimin e dytë në grupin E të eliminatoreve të Euro 2024. Përballje që do të transmetohet në SuperSport 2.
Dilema më e madhe e Sylvinhos është porta, aty ku garojnë për një fanellë titullari Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha. Xhihani thekson se deri diku është pak më i avantazhuar Strakosha.
Në qendër të mbrojtjes rikthehen dyshja Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli. Në të djathtë kapiteni Elseid Hysaj, teksa postin e mbrojtësit të majtë do e mbulojë Mario Mitaj.
Ylber Ramadani dhe Keidi Bare pritet të formojnë “digën” përpara mbrojtjes, me Nedim Bajramin përpara i fokusuar te pjesa sulmuese. Myrto Uzuni dhe Jasir Asani do të formojnë krahët e ofensivës, teksa Sokol Cikalleshi do të rreshtohet në majë me objektivin për të shënuar gol.
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë:
Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj, Ramadani, Bare, Asani, N. Bajrami, Uzuni, Cikalleshi.
Top Channel