Muriqi humb një gol të sigurt, Kosova “fal” Rumaninë, kualifikimi mbetet mirazh

16/06/2023 23:04

Mbyllet pa fitues (0-0) sfida e “Fadil Vokrrit” mes Kosovës dhe Rumanisë, që konsiderohej vendimtare për “dardanët”.

Të besuarit e Alain Giresse bënë gjithçka mundën për të mposhtur këtë rival të drejtpërdrejtë për një vend në finalet e Evropianit, por ishin të pafat në përmbylljen e aksione.

Dominim i gjithanshëm i vendësve, me qarkullimin e topit dhe raste, por që nuk u reflektua me fitore.

Dy ishin momentet kulmore të sfidës: goli i shënuar nga Zhegrova, i anuluar nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje të Celinës, dhe momenti i kohës shtesë, kur Muriqi. Vetëm pak metra larg portës, goditi mbi tra.

Përfundimisht 0-0, me Kosovën që humbet mundësinë për të ngrushtuar diferencën me Rumaninë (mbetet katër pikë), madje rrëshqet në vendin e katërt, pasi u parakalua nga Izraeli, që fitoi 1-2 me përmbysje me Bjellorusinë në transfertë./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA