27/11 22:00
Sipas informacioneve të shpërndara nga ESPN këtë të premte, ish-basketbollisti legjendar, Michael Jordan, pronar i shumicës së aksioneve të Charlotte Hornets për 13 vjet, do t’ua shesë kuotat e tij investitorëve Gabe Plotkin (i cili zotëron aktualisht një përqindje) dhe Rick Schnall, i cili zotëronte aksionet e Atlanta Hawks.
Për 13 sezone nën drejtimin e Michael Jordan, Hornets arritën vetëm dy herë në play-off, në 2014 dhe 2016.
Këtë vit, Hornets përfunduan në vendin e parafundit në Lindje me vetëm 33 për qind të ndeshje me fitore.
Top Channel