A është martesa një bast apo jo?

I ftuar në emisionin “Më lërë të flas”, kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli ka deklaruar se martesa nuk është një bast, por çështje besimi.

“Martesa nuk besoj se është një bast. Martesa dhe frika për t’u martuar ka edhe mosbesimin brenda. Jemi qenie njerëzore, beso dhe kontrollo. Është çështje besimi. Femrat janë nga natyra kurioze për çdo gjithçka, jo vetëm martesën”- tha Ylli.

I ndërprerë nga Zhaklina Lekatari, e cila tha se “femrat e shprehin, por njerëzit në përgjithësi janë kurioz”, Fidel Ylli insistoi se: “Femrat janë më shumë kurioze”.

“Unë mendoj që qeveria duhet të mendojë më shumë për çiftet e reja. Sepse nëse ti do të martohesh, ku të martohesh kur je në një shtëpi me prindrit, kur merr një rrogë 500 mijë lekë.

Si do krijosh familje, me çfarë do të ushqehesh? Bukë apo dashuri do të hash në darkë ti? Janë shumë faktor që ndikojnë në një lidhje, me qëllim që t’i ta konkretizosh atë. Fillimisht lidhja do besim, respekt…

Ju të katërt nuk jeni të martuar sepse është ndryshe të dashurohesh, ndryshe të fejohesh, ndryshe të bëhesh me një fëmijë, shumë ndryshe të bëhesh me dy dhe tre femijë. Dhe pastaj do ta kuptosh se çdo të thotë martesa”- tha Ylli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA