Letra emocionuese e Ibrahimoviç për lamtumirën nga futbolli

16/06/2023 20:51

Siç dihet, Zlatan Ibrahimovic, së fundi, e ka mbyllur karrierën e tij pas një sezoni me shumë lëndime te Milani dhe përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram ka lënë një mesazh emocionues lamtumire.

41-vjeçari suedez kujtoi karrierën e tij në futboll dhe ish-menaxherin, Mino Raiola, i cili ndërroi jetë në prill 2022:

“Filloi me një ëndërr. Një ëndërr që kaloi nga e pamundur në e mundur. Unë kam lindur në Malmo. Jam rritur në Amsterdam. U bëra me përvojë në Torino. Unë u bëra një luan në Barcelonë. Jam rritur në Milano dhe kam fituar në Paris. U bëra i ashpër në Mançester dhe u argëtova në Los Anxhelos.

Dhe, më në fund, gjeta paqen në shtëpinë time të re, në Milano. Unë u bëra nga ju. Dhe trashëgimia, që shpresoj të lë, janë të gjithë Zlatanët e rinj të bërë nga unë.

Të gjithë ata që kanë zemrën e një luani. Të gjithë ata që kanë një zjarr të ndezur në sytë e tyre. Të gjithë ata që me të vërtetë e kuptojnë se asgjë nuk është e pamundur. Faleminderit për gjithçka. Mino, ia dolëm. Gara ka mbaruar. Ishte një udhëtim i mrekullueshëm. Më mungon.”/ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA