Protestuesit në Leposaviq kanë tentuar të hyjnë me dhunë në ndërtesën e komunës, por nuk janë lejuar nga ushtarët e KFOR-it.

Pasi kanë mësuar se në ndërtesë ndodhet ministri për Komunitete, Elbert Krasniqi,  janë organizuar dhe kanë kaluar kordonin e ushtarëve hungarezë, mirëpo, janë ndaluar nga ushtarët tjerë të cilët ndodhen në hyrje të ndërtesës.

Deri tani nuk është shënuar ndonjë incident, por situata mbetet nën tension.

Tre shpërthime raportohet të kenë ndodhur gjatë natës në pjesën veriore të Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga drejtori rajonal i Policisë për veriun, Veton Elshani, i cili ka bërë të ditur se shpërthimet kanë ndodhur në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan.

Top Channel