Rrëmbimi i tre policëve, Kosova mbledh Këshillin e Sigurisë
15/06/2023 08:15
Këtë të enjte është mbledhur Këshilli i Sigurisë së Kosovës, pas rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë nga forcat serbe.
Mbledhjet e Këshillit u zhvillua nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti, për çështje që lidhen me sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin rajonal.
Në orën 08:30 kryeministri Kurti dhe ministri i Brendshëm Sveçla do të dalin në konferencë për media.
Policia e Kosovës ka deklaruar se tre zyrtarë kufitarë janë marrë peng nga forcat serbe gjatë një patrullimi në territorin e Kosovës, në vijë kufitare.
Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka qenë duke patrulluar thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale.
Top Channel