Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se diplomacia perëndimore është e lodhur dhe velur nga përplasjet Kosovë-Serbi, dhe tashmë po i japin një zgjidhje të shpejtë situatës duke vënë dorën tek më i dobëti.
I ftuar në “Top Story”, Manjani ngre pyetjen: Pse nuk u rrahën ushtarët amerikanë të KFOR-it gjatë incidentit në Veri të Kosovës?
“Gjithë historia është aty. Është si ato patatinat që kur u kalon afati i skandencës e ndryshojnë ambalazhin. Kështu është edhe kjo histori.
Për fat të keq, për ta thjeshtuar, kështu është çështja. Janë këto incidente apo do të kishte të tjera nuk ka rëndësi. Incidente aty ka patur, do ketë dhe do të vazhdojë të ketë përsakohë kjo histori nuk është e sqaruar sipas palëve. Dhe kjo sepse diplomacia perëndimore në përgjithësi është e lodhur nga kjo histori, ka një velje me këtë histori, pra hapësirën shqiptaro-serbe. Ata kanë planet e tyre, nuk e di se çfarë tani.
Unë besoj se është teoria e spin off. Nuk i intereson më kujt që të ketë investim ushtarak në këtë zonë, pse duhet ta bëjnë këtë gjë. Dhe dhuna ndaj ushtarëve të KFOR-it është ekzakt pjesë e kësaj gjëje. Çuditërisht nuk u rrah asnjë amerikan, por u gjetën disa italian.
Pra janë disa historira… simbolika është aty. Të bëhen marrëveshjet dhe këta evropianët të marrin nganjë mësim dhe të ikin. Kjo është thelbi i gjësë.
Këto incidente kanë ndodhur për fat të keq dhe më e thjeshta është të vësh dorën tek më i dobëti, më i vogëli”- tha Manjani.
Top Channel