Juventus ‘hidhet në sulm’ për Frattesin; ‘çelësi’ mund të jetë boshnjaku Muharemovic…
Sezoni i ri i Premier League (2023/2024) do të fillojë të premten e 11 gushtit.
Të parët zbresin në fushë kampionet e Manchester City. Përballë Burnely (11 gusht), ekipit të rikthyer në elitën e futbollit anglez.

Gjashtë duele do të zhvillohen të shtunën e 12 gushtit, me sfidën më të fortë Newcastle-Aston Villa.
E diela vjen me dy përballje të tjera, ku bie në sy supersfida Liverpool-Chelsea. Ndërkohë, java e parë mbyllet të hënën e 14 gushtit për sfidën Manchester United-Wolves.

Disa ekipe do të tentojnë të rrëzojnë Manchester City nga froni. Skuadra e Pep Guardiolës ka dominuar Premier League në vitet e fundit.
Citizens, që sezonin që sapo lamë pas siguruan tripletën për herë të parë në histori, kanë fituar pesë nga gjashtë titujt e fundit./ SuperSport

Top Channel