
25/02 09:42
Reshjet e mëdha të shiut që ranë të enjten pasdite në Prishtinë kanë shkaktuar vërshime në lagjet “Dardania” dhe “Lakërishtë” në kryeqytet.
Tuneli te Stacioni i Autobusëve është tërësisht i mbuluar nga uji.
Përmbytjet në këto lagje kanë shkaktuar vështirësi për autobusët dhe veturat në Prishtinë, raporton KosovaPress.
Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu ka njoftuar se të gjitha ekipet dhe operatorët nga Drejtoria e Shërbimeve Publike janë në teren, duke ndihmuar Drejtorinë për Siguri e Emergjenca dhe Zjarrfikësit.
Top Channel