Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka deklaruar se anëtarët e saj janë të shqetësuar se kompanitë gjermane mund të heqin dorë nga investimet në Kosovë, ose të ndërpresin aktivitetet ekzistuese.
Përmes një deklarate, është bërë thirrje që të ndërmerren hapa për rivendosjen e një mjedisi të qëndrueshëm politik.
OEGjK ka thënë se lajmet për paqëndrueshmëri politike dëmtojnë besimin e klientëve dhe investitorëve gjerman në mënyrë të konsiderueshme.
“Anëtarët e OEGJK-së janë të shqetësuar se kompanitë gjermane mund të heqin dorë nga investimet në Kosovë, ose të ndërpresin aktivitetet ekzistuese. Lajmet për paqëndrueshmëri politike dëmtojnë besimin e klientëve dhe investitorëve gjermanë në mënyrë të konsiderueshme. Kjo ndikon negativisht në marrëdhëniet ekonomike gjermano-kosovare dhe i shkakton dëm Kosovës, si lokacion për investime dhe biznes”, është theksuar në deklaratë.
Top Channel