Në stadiumin “De Kuip” të Roterdamit, Holanda humbi nga Kroacia (2-4), mbrëmjen e kësaj të mërkure, në gjysmëfinalen e parë të Nations League 2022-2023.
Nëse ‘portokallinjtë’ e hapën rezultatin nga Donyell Malen (34’), ata u rrëzuan në pjesën e dytë nga kroatët, të cilët shënuan nga Andrej Kramaric me penallti (55’) dhe Mario Pasalic (72’) por kur dukej se gjithçka do të mbyllej aty, në minutën e 6-të shtesë tulipanët barazuan me Noa Lang duke çuar gjithçka në kohën shtesë për të vendosur fituesin.
Megjithatë epërsia e ballkanasve dukej qartë edhe në lojë pavarësisht barazimit të përkohshmë dhe koht shtesë e konfirmuan këtë gjë.
Në minutën e 98-të, ose në të 8-n e shtesës së parë Bruno Petkovic rikthen sërish në avantazh skuadrën e Zlatko Daliçit, ndërkohë që Luka Modriç vulosi përfundimisht kualifikimin për në finale të skuadrës së tij duke shuar shpresat e tulipanëve. Tashmë Kroacia do të presë për të mësuar kundërshtarin e saj të finales të së dielës mes Spanjës dhe Italisë që është gjysmëfinalja e dytë e cila zhvillohet mbrëmjen e sotme.
Të dy ekipet luajnë për fitore, duke e ditur se në rast të triumfit në finalen e madhe, atëherë do të kualifikoheshin direkt për në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Spanja në përbërjen e tyre kanë disa mungesa, teksa Italia është e kompletuar. Spanja kërkon trofeun që nuk e ka, Nations League. Nëse ia del, skuadra iberike do të jetë e treta që do ta ketë atë, pas Portugalisë dhe Francës.
Italia, me katër Kupat e Botës, gjithashtu kërkon ta fitojnë trofeun, pasi ‘azzurrët’ ashtu si edhe skuadra e Luis de la Fuente: duan të plotësojnë në muzeun e tyre serinë e të gjitha trofeve të UEFA-s në nivel ndërkombëtar.
Nga katër skuadrat që luftojnë për këtë edicion të tretë të “Final Four”, Kroacia është e vetmja që nuk ka fituar asnjëherë asgjë nga trofetë e mëdhenj të përfaqësueseve. Kjo është arsyeja pse Modric dëshiron një titull me ekipin e tij, një skuadër që ishte nënkampione e botës në Rusi dhe e treta disa muaj më parë në Katar. Ndeshjen mes Italisë dhe Spanjës do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.
Top Channel