Në konferencën për shtyp pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, kryeministri Albin Kurti u pyet nëse do të pranonte një shkëmbim të mundshëm mes tre policëve me kriminelin Llune.

E përmendët që rrëmbimi është hakmarrje, nëse kërkohet shkëmbimi a është e mundshme? –u pyet Albin Kurti nga gazetarët.

Kurti u përgjigj ashpër duke theksuar se rastet nuk kanë lidhje me njëra tjetrën pasi Llune ka një dosje të gjerë të krimeve të kryera në Kosovë, ndërsa policët janë rrëmbyer brutalisht brenda territorit të tyre.

Tre policët që janë rrëmbyer nga njësia speciale  e Serbisë kanë qenë aty në një rrugë që dikur ishte ilegale. Përballë tyre kanë pasur njësitë serbe, në anën tjetër ne e kemi një kriminel serb si Llune që nuk është bërë kriminel me 26 maj por ka dosje të trashë të shkeljeve ligjore të kryera në Kosovë. Në Kosovë ka sundim ligji, arrestimi i Llunes i ka hedhur në panik kriminelet. Ata nuk e kanë besuar se kjo do të ndodhte ndonjëherë. Nuk krahason këto dy raste, nuk bëjmë pazare ne kemi sundim ligji. Nuk dimë që Beogradi ka kërkuar shkëmbim, mos e përfaqësoni Beogradin, nuk keni nevojë të paraqisni një kërkesë të tyre karshi Kosovës. Për çfarë shkëmbimi po flisni, Kosova është vendi me lirinë më të madhe të mediave, por unë u kisha sugjeruar të mos flisni në emër të Beogradit se nuk i kontribuoni sigurisë në vendin tonë”-tha Kurti.

“Mbledhja e dy qeverive u anulua, Rama ka kërkuar kërkim më ju, si e sheh anulimin e mbledhjes dhe si e komenton deklaratën e tij?”

“Sa i përket mbledhjes së anuluar, e kam thënë në Syrivizion. Aty e gjeni përgjigjen“- u përgjigj shkurtimisht Albin Kurti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA