Trajneri i ri, Marseille e gjen jashtë kontinentit të vjetër

14/06/2023 16:55

Marseille vazhdon të kërkojë pasardhësin e Igor Tudor. Shumë emra janë përfolur për stolin e skuadrës së vetme franceze që ka fituar Champions League.

Fabio Grosso është një nga alternativat, por i shumëdëshiruari i drejtuesve është Marcelo Gallardo. Me argjentinasin gati të nisë aventurën e parë europiane si trajner.

47-vjeçari fitoi gjithçka me River Plate, duke i dhuruar dy herë trofeun e Kupës Libertadores skuadrës Millonarios.

Gallardo e njeh mirë Ligue 1, pasi ka luajtur si futbollist në kampionatin francez për katër sezone me Monacon dhe PSG-në.

Në “Velodrome” e cilësojnë ish-mesfushorin sulmues si zëvendësuesin perfekt të kroatit Tudor.

Palët bisedojnë prej kohësh dhe në Francë janë të bindur se arritja e marrëveshjes zyrtare është çështje kohe.

Marseille e mbylli sezonin në vendin e tretë në Ligue 1, pas PSG-së dhe Lensit. Duke siguruar fazën e eliminatoreve “play-off” të Champions League.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA