Sheshi “Italia” do të kthehet mbrëmjen e kësaj të mërkure në një pasarelë gjigante mode.
Finalja e madhe e Muza Competiton do të mbledhë më 14 qershor të gjitha trevat shqip-folëse në Tiranë, ku 10 finalistët do të mund të shfaqin koleksionin e tyre në një spektakël madhështor i cili do të kurorëzojë dhe fituesin e madh.
Mes të ftuarve, do të jenë personazhe të njohur të showbizit shqiptar dhe të botës së ekranit.
Muza Competition është një projekt i ndërmarrë nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, i cili përfshin aktivizimin e të rinjve pasionantë dhe profesionistë në rijetëzimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion-dizajnit.
Në këtë edicion, më shumë se 1,000 të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, aplikuan për të qenë pjesë e finales së madhe të Muza Competition.
Top Channel