Shqipëria, gati për Moldavinë! Ramadani dhe Asllani tregojnë përgatitjet për ndeshjen e parë

14/06/2023 15:44

Ylber Ramadani dhe Kristjan Asllani, dy mesfushorët e Kombëtares shqiptare dolën këtë të mërkurë në një konferencë për media, në kuadër të dy ndeshjeve të radhës ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’.

Në fjalën e tij, Ylber Ramadani tregoi edhe pikat e forta të Moldavisë, që janë studiuar shumë mirë nga kuqezinjtë, të cilët duket se dinë se çfarë duhet të bëjnë në fushën e lojës

Nuk është ndeshje e lehtë për ne. Duhet t’i marrim me seriozitet këto ndeshje dhe të japim 100% për të fituar dhe shpresojmë të marrim rezultat pozitiv. Është ekip që luan shumë në mbrojtje dhe ne duhet të bëjmë atë që na kërkon trajneri. Duhet të bëjmë atë që thotë ai. Të luajmë topin sa më shpejt dhe t’i sulmojmë më lehtë. Besoj që do të arrijmë ta bëjmë këtë gjë.”– tha Ylber Ramadani, futbollist i kombëtares

Kristjan Asllani e ka harruar finalen e Ligës së Kampioneve dhe fokusin e ka te Kombëtarja dhe marrja e tre pikëve ndaj Moldavisë. Mesfushori i Interit mendon se kuqezinjtë duhet ta kontrollojnë ndeshjen e së shtunës dhe të marrin tre pikët.

“Kam ardhur prej dy ditësh dhe e kam parë grupin shumë mirë. Po stërvitemi shumë fort dhe po presim ndeshjen me Moldavinë. Do të bëjmë mirë. Moldavia është një skuadër që do të na presë në fushën e vet. Me Moldavinë për mua duhet ta mbajmë topin gjithë ndeshjen. Sa më shumë e mban topin, ke më shumë shanse të shënosh gol.”– tha Ylber Ramadani, futbollist i kombëtares

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Moldavisë do të zhvillohet në stadiumin “Ari Albania” më 17 qershor dhe si gjithmonë për të gjithë ata që nuk do të kenë mundësi të sigurojnë biletat do të mund ta shohin drejtpërdrejtë në Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA