Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas rrëmbimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe.

Sipas këtij subjekti politik, skena e rrëmbimit të këtyre 3 policëve ishte poshtëruese dhe fyese, prandaj ata kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare që të ushtrojë presion mbi Serbinë për lirim sa më të shpejtë të këtyre tre zyrtarëve policorë.

Këto qëndrime pas mbledhjes së kryesisë i paraqiti, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili tha se kryeministri Kurti po e rrezikon tutje të arriturat e Kosovës.

Prandaj, sipas Haradinajt është momenti me mocion apo forma të tjera të ndalohet Kurti dhe qeverisja e tij. Lideri i AAK konsideroi se ideja se Kosova ka dalë fitues duke arrestuar kriminelë në veri është mashtrim.

Ish-kryeministri Haradinaj hedh dyshime se me këto veprime Kurti është spiun i Serbisë.

Sipas tij, e vetmja mënyrë që kryeministri, Kurti ta rikthej fuqinë e Kosovës është rikthimi i aleancës me Amerikën dhe NATO-në. Policia e Kosovës ka deklaruar se tre zyrtarë kufitar janë kidnapuar nga forcat serbe gjatë një patrullimi në zonën kufitare në veri të Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka qenë duke patrulluar thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA