Rashford thyen tabunë, uron rivalin e përjetshëm për suksesin e trefishtë

14/06/2023 14:50

Marcus Rashford ka uruar rivalin ndërqytetas, Manchester City, për fitimin e Premier League, FA Cup dhe Champions League.

Nuk ndodh shpesh që rivalët e përbetuar të urojnë njëri-tjetrin, por në këtë rast sulmuesi i “Djajve të Kuq” nuk ka dashur t’ia dijë për reagimin e tifozëve të skuadrës që përfaqëson.

“Nuk është e këndshme, por futbolli është i tillë. Skuadra më e mirë, e cila vazhdimisht luan futbollin më të mirë, do të fitojë shumicën e trofeve. Ata fituan tre, aq më mirë për ta. Duhet të ecim përpara”, ka reaguar sulmuesi i Manchester United, duke folur për “Sky Sports”.

“Na takon ne t’i kapim. Unë do t’i përgëzoj. Është futboll. Nuk është asgjë e re. Shikoni rivalitetin e disa viteve më parë mes Barcelonës dhe Realit të Madridit… Ata ishin vazhdimisht më të mirët dhe fituan trofe”, përfundoi Rashford.

Duhet theksuar se “Djajtë e Kuq”  fituan Kupën e Ligës angleze në sezonin 2022/2023, por dështuan në finalen FA Cup pikërisht përballë City-t. /Supersport

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA