Pikërisht në një kohë përshkallëzimi të tensioneve në Kosovë, politikani serb nga veriu i vendit, Aleksandër Arsenijevic, ngacmoi me veprimin e fundit: ai vendosi përpara ndërtesës së qeverisë flamujt e komuniteteve që jetojnë në Kosovë, përfshirë edhe flamurin e Serbisë.

Vetëm disa minuta më vonë, flamujt u hoqën nga forcat e sigurisë dhe pjesëtarë të ekzekutivit. Arsinijevic fillimisht tentoi që t’i vendoste flamujt brenda oborrit të Qeverisë, por policia nuk e lejoi dhe ai i vuri ata pak metra më larg.

“Në mes të krizës dhe tensioneve ndëretnike në Kosovë, duke qenë se të gjitha institucionet qendrore kanë flamurin shqiptar, unë desha të tregoj se edhe ne jetojmë këtu-sepse gjyshi, stërgjyshi im kanë lindur në Kosovë, kushdo që ka lindur këtu dhe jeton në Kosovë – të gjithë ne kemi të drejtë të shfaqim simbolet tona”, deklaroi Arsenijevic.

Politikani shtoi se “Kosova është e të gjithë komuniteteve që njihen në Kushtetutë, serbë, goranë, romë ashkalinj, egjiptjanë- Të gjithë ne jemi të barabartë para këtij ligji. Unë iu referova Kushtetutës dhe neneve të saj dhe nuk dua të nxis urrejtje”, u shpreh Arsenijevic, i cili drejton Iniciativën Qytetare “Mbijetesa serbe”.

Serbët kanë vazhduar të protestojnë rregullisht që nga 26 maji, duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në veri. Ata po ashtu po kërkojnë tërheqjen e njësive speciale të policisë së Kosovës nga këto zona.

Vendosja e flamujve të komuniteteve para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Vendosja e flamujve të komuniteteve para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA