Objektivi i ri për ofensivën, Milani në sulm për një kampion bote

14/06/2023 20:22

Thiago Almada është emri i ri që ka dalë në skenë në lidhje me ofensivën e Milanit. 22-vjeçari argjentinas, pjesë e Atlanta në MLS prej shkurtit të vitit 2022, është një nga objektivat e klubit italian.

Almada luan si mesfushor i avancuar, ndërkohë që mund të luajë edhe në krahët e sulmit. Ai ishte pjesë e kombëtares së Argjentinës në Botërorin Katar 2022, që u mbyll me triumfin e kombëtares latine.

GDS shkruan se ish-lojtari i Velez pëlqehet shumë nga drejtuesit dhe trajneri Stefano Pioli. Almada numëron tri ndeshje dhe një gol me kombëtaren e Argjentinës.

Për rolin e mesfushorit ofensiv flitet edhe për japonezin Daichi Kamada. 26-vjeçarit i ka përfunduar kontrata me Eintracht Frankfurt.

Nëse nuk zyrtarizohet akordi me Kamada, Milani do të hidhet në sulm për të siguruar shërbimet e argjentinasit Almada.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA