Inzaghi takon drejtuesit e Interit, jep miratimin për largimin e 5 lojtarëve

14/06/2023 20:50

Pas finales së Championsit, Interi ka nisur punën për planifikimi ne sezonit të ardhshëm, teksa pasditen e të martës presidenti Zhang, bashkë me drejtorin Sportiv Ausilio, pritet në një takim të gjatë trajnerin Simone Inzaghi.

Burime pranë klubit zikaltër konfirmojnë se në takim u hodhën bazat për rinovimin e kontratës së Inzaghit, teksa firma pritet të vijë në ditët e ardhshme, pasi palët kanë rënë parimisht dakord.

Ndërkohë një temë mjaft e rëndësishme ishte edhe ajo e merkatos, me trajnerin që duket se ka dhënë miratimin për lojtarët të cilët mund të sakrifikohen sezonin e ardhshëm dhe duket se nuk janë pak.

Kështu Edin Dzeko do të rinovojë vetëm nëse pranon një pagë jo më të lartë se 3.5 milionë euro në sezon, shumë larg pretendimeve të boshnjakut, që synon të përfitojë 5.5-6 milionë euro në sezon.

Ndërkohë trajneri ka dhënë miratimin edhe për largimin e emrave si Gosens, Dumfries, Brozovic e Onana, gjithmonë nëse në drejtim të tyre do të vijë oferta e duhur.

Nga ana tjetër, janë thuajse zero shanset për rinovimin me Gagliardinin dhe D’Ambrossion, teksa në dyshim është edhe blerja e Bellanovës nga Cagliari, pasi zikaltrit shpresojnë në një ulje të çmimit./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA