Ansi Agolli e mbylli karrierën e tij të luajtur pak vite më parë, por si një shembull ideal i futbollistit shqiptarë, të lindur e rritur këtu edhe sportivisht, për të bërë karrierën jashtë Shqipërisë dhe për të kulmuar me statusin e kapitenit në Europianin ëndrrës së shqiptarëve Euro 2016.
Në prezantimin e filmit dokumentar “Historia Ime” i vënë në jetë nga gazetarët Glenti Nallbani dhe Elvis Rexha për Ansi Agollin ishin të pranishëm shumë ish-lojtarë dhe lojtarë kuqezi dhe jo vetëm.
“Kam mjaft emocion, të gjithë këta ish-lojtarë kanë ndihmuar në krijimin e këtij sterotipi, janë pjesë e pashmangshme e historisë time.”– tha Ansi Agolli, ish-futbollist i kombëtares
Si një shembull i futbollistit shqiptarë të suksesshëm Ansi ka një mesazh për të gjithë të rinjtë.
“Kur ja kam dalë unë që nuk ishin këto kushte, këta trajner apo këto akademi të gjithë mund t’ja dalin. E rëndësishme është që të punojnë fort dhe të mos dorëzohen, të vazhdojnë ta ndjekin ëndrrën e tyre një ditë do t’ja arrijnë padyshim.”- tha Ansi Agolli , ish-futbollist i kombëtares
“Është një futbollist korrekt, që ka kontribuar dhe ka dhënë gjithçka në fushë dhe jashtë saj. Një njeri vërtetë për t’u marrë shembull pozitiv. Shumë i drejtpërdrejtë ka qenë Ansi dhe pak për të mos dhënë aspak me diplomaci. Vërtet një shembull për t’u ndjekur nga rinia shqiptare.”– tha Armand Duka, president i FSHF.
Ky dokumentar na kujtoi edhe një herë ëndrrën e realizuar në 2016-n, ne besojmë se do t’ia dalim edhe këtë herë për Euro 2024-n?
“Jo vetëm besojmë sepse duhet besuar, jo vetëm se kemi dëshirë apo e kemi objektiv, unë mendoj që kemi mundësi, por kjo nuk do të thotë që ne mund të shkojmë në Europian pa derdhur gjithçka në fushën e lojës. Por siç thuhet në futboll le të vlerësojmë këtë ndeshjen e Moldavisë dhe djemtë të japin gjithçka sepse pa kaluar pengesën e parë është e pamundur e dyta.”- tha Armand Duka, president i FSHF.
Karriera e numrit 7 të kombëtares ka gërshetuar edhe brezat përpara europianit, atëherë kur shiriti mbahej nga Altin Lala.
“Për Ansin më bëhet shumë qejfi që ka bërë një karrierë të shkëlqyeshme, kemi luajtur disa ndeshje bashkë me kombëtaren është pak më i ri se unë dhe nga forma mund të luaj prapë.“- tha Altin Lala, ish-futbollisti i kombëtares.
Top Channel