Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, e cilëson rrugëtimin e ish-kapitenit të “kuqezinjve”, Ansi Agollit, një histori frymëzimi.
Në një postim në rrjetet sociale, Duka shprehet se dokumentari “Historia Ime”, dedikuar Agollit, tregon karrierën dhe rrugëtimin e ish-kapitenit, duke u nisur nga hapat e parë.
“Në promovimin e dokumentarit “Historia Ime’, dedikuar kapitenit kuqezi Ansi Agolli.
Një histori frymëzuese plot sakrifica e suksese që vlen sot për këdo që ndjek ëndrrën futbollistike. Ansi brenda dhe jashtë fushës së lojës ishte një profesionist i jashtëzakonshëm që me punën e tij arriti gjithçka në karrierën e tij.
Edhe sot, me të njëjtin pasion dhe profesionalizëm ai vazhdon të kontribuojë për futbollin shqiptar në rolin e trajnerit në New York.
Faleminderit Ansi për emocionet që na ke dhuruar.”-shkruan kreu i FSHF-së.
Top Channel