Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje në lidhje me mbledhjen e anuluar nga kryeministri Rama.
I pyetur nga gazetarja e Top Channel në Kosovë Leonita Bajrami, ai ka refuzuar të përgjigjej duke thënë se i duhej të shkojë në zyrë.
Gazetarja: Për anulimin e mbledhjes së qeverive?
Kurti: Kam folur gjerë e gjatë për këtë punë. Më duhet të shkoj në zyrë.
Gazetarja: A po i ndihmon Shqipëria në këtë rast me anulim mbledhjeje?
Kurti refuzoi të përgjigjej
Një ditë para mbledhjes së dy qeverive, kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se arsyeja e anulimit të mbledhjes qeveritare në Gjakovë mes Kosovës dhe Shqipërisë është mos rënia dakord me homologun e tij Albin Kurti për ndryshimin e formatit.
Javën e kaluar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se e ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe te presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz. Ai ka deklaruar se pret që një dokument i tillë të çojë dialogun Kosovë-Serbi në një tjetër nivel.
Lidhur me këtë draft ka komentuar ditën e djeshme edhe kryeministri Albin Kurti duke theksuar se Rama duhet t’ja propozojë Serbisë këtë draft në mbledhjen e “Ballkanit të Hapur”.
Top Channel