“Emri im është Ajnur. Unë jam nga Afganistani. Unë e dua Afganistanin”…

Kjo shprehje e një vajze e vogël, e cila është larguar nga vendlindja pa dëshirën e saj, do të prekte këdo.

Që nga gushti i vitit 2021, rreth 2400 afganë lanë vendin e tyre  dhe u strehuan në Shqipëri në pritje për t’u larguar drejt Amerikës. Disa prej tyre janë larguar, por ka të tjerë që janë në pritje për t’u bashkuar me familjarë të tjerë, të cilët janë evakuuar në vende të ndryshme.

“Më quajnë Mukades, jam 5 vjeç. Kam ardhur me mamin, babin motrën dhe vëllain”.

Largimi ishte një traumë. Por fëmijët e kanë përjetuar edhe më shumë atë që po ndodhte në vendin e tyre dhe largimi në një shtet tjetër ku nuk flitet gjuha e nënës. Por për ta, YWCA me mbështetjen e Unicef dhe USaid ka ngritur një kopësht, në mënyrë që të mund të argëtohen dhe socializohen me njëri-tjetrin. Madje, edhe prindërit mblidhen në takime ku u mundëson mësime drejt një prindërimi të mirë. Ndërkohë që është hapur edhe një shkollë për nxënësit.

“Jemi që nga 2021 këtu .Fëmijët tanë e përjetuan shumë keq. Të paktën këtu në kopësht luajnë, argëtohen dhe i ndihmon të largojnë  nga mendja momentet e këqija. Madje edhe për ne prindërit zhvillohen kurse, ku ndajmë eksperiencat me njëri-tjetrin si të edukojmë fëmijët tanë dhe si t’ua shpjegojmë të gjithë situatën”, shprehet e ëma.

Fëmijët mund të komunikojnë me edukatoret në gjuhën e nënës të cilat përpiqen të mësojnë gjuhën angleze. Çdokush prej tyre ka një histori të trishtë.

“Pasi ndryshoi qeveria, pata një situatë të vështirë, mendova fundin  e jetës, mendova fundin e lirisë. Por fatmirësisht ne arritëm të vijmë në Shqipëri. Të përjetosh konfliktin nuk është e lehtë. Fillimet ishin aq të vështira, përjetuam stres. Por fatmirësisht po punoj me fëmijët, të cilët më japin forcë dhe shpresë të ngrihem dhe të mund të jap një kontribut për afganët e mi. Jam këtu me prindërit, ndërkohë që një vëlla e kam në Austri, një në Amerikë dhe një më ka mbetur në Afganistan. Nuk është e qartë sa do të qëndroj këtu. I kam kryer të gjitha procedurat, jam në pritje për të ikur në Amerikë”, tregon edukatorja afgane.

“Hapja shkollës është shumë e rëndësishme pasi i ndihmon fëmijët të mos ndërpresin dijen, por i mësojmë që të aftësohen dhe të jenë të përgatitur kur të shkojnë në Kanada apo Amerikë. Në fillim kanë qenë 276 nxënës, por çdo javë largohen dhe vijnë të rinj”, shprehet mësuesja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA