Video/ Puthi një nxënëse të klasës së shtatë, pezullohet gjashtë muaj mësuesi në Kosovë

13/06/2023 11:10

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Deçan të Kosovës, ku një mësues është filmuar teksa puth në buzë një nxënëse të klasës së shtatë.

Mediat e Kosovës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan.

Ngjarja ka ndodhur të premten, teksa është filmuar me telefon, fshehurazi përmes derës së klasës.

Mësuesi me inicialet V.S., menjëherë është pezulluar nga puna për gjashtë muaj.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Arsimit në komunën e Deçanit, Besnik Hulaj.

“Po është suspenduar për gjashtë muaj, dhe do të kalojë në komision disiplinor”, ka thënë Hulaj.

Në video shihet mësuesi teksa bisedon për pak çaste me nxënësen dhe më pas e puth në buzë.

Kjo ngjarje ka shkaktuar indinjatë të madhe nëpër media, ku një ngjarje e tillë është konsideruar si skandal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA