Pas tre vitesh si pjesë e Tiranës, Kristjan Toshevski dhe klubi bardheblu mbyllën të martën bashkëpunimin.
Por, kjo lëvizje nuk e ka gjetur të papërgatitur 29-vjeçarin nga Maqedonia e Veriut që menjëherë ka gjetur dhe është zyrtarizuar në klubin e ri. Toshevski është lojtari më i ri i Shkupit në kampionatin maqedonas duke firmosur për një vit me opsionin për të rinovuar edhe me një tjetër vit. Në fjalët e tij të para si lojtar i Shkupit, Toshevski thekson se ka si objektiv rikthimin e titullit kampion në Çair.
“Më vjen mirë që po kthehem në kampionatin vendor, në veçanti te ekipi i Shkupit. Shpresoj se do ti arrijmë qëllimet e larta të pronarit tonë, ajo është ta kthejmë titullin në Çair dhe të hyjmë në grupet e Ligës së Konferencës”, u shpreh Toshevski.
Për mbrojtësin e krahut të djathtë, kjo nuk do të jetë hera e parë që aktivizohet në Maqedoninë e Veriut pasi në të kaluarën Toshevski ka qenë pjesë edhe e Teteksit, Pelisterit dhe Vardarit.
Top Channel