
28/02 15:24
Përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it kanë zhvilluar një takim mëngjesin e sotëm me kryeministrin Albin Kurti.
Ky takim vjen një ditë pas përvjetorit të çlirimit të Kosovës, ku gjatë organizimit shtetëror që u zhvillua, u vu re mungesa e ambasadorëve të vendeve të QUINT-it.
Franca, Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë reaguar disa herë mbi tensionet në veri të Kosovës me zgjedhjen e kryetarëve të ri të komunave, ku kanë bërë thirrje që të mos ketë veprime të cilat mund të rrisin tensionet në veri.
Top Channel