Reagon Mbappe: Duan të dëmtojnë imazhin tim, ja e vërteta!

13/06/2023 14:44

Kylian Mbappé i dërgoi një deklaratë agjencisë AFP në të cilën ai garanton se ai kurrë nuk ka negociuar rinovimin e kontratës me PSG-në dhe se ka informuar klubin për qëllimet e tij që në korrik 2022.

“L’Équipe” raportoi të hënën se Mbappé nuk dëshironte të zgjaste marrëdhënien e tij me klubin deri në vitin 2025 dhe sot lojtari donte të shpjegonte atë që ka ndodhur. Ai kurrë nuk ka pasur për qëllim të rinovonte dhe ia shpjegoi këtë klubit verën e kaluar.

Lojtari përmend se më 15 korrik 2022 (dy muaj pas rinovimit) ai i komunikoi PSG-së se nuk do ta aplikonte sezonin shtesë (deri në 2025) të përfshirë në rinovimin e fundit të kontratës së tij. Letra e dërguar të hënën dhe e cituar nga “L’Équipe”, ishte vetëm një mjet për të “kujtuar” atë që ishte thënë tashmë gojarisht.

“Drejtuesit e klubit janë informuar që nga 15 korriku 2022 për vendimin dhe letra kishte për qëllim të vetëm të konfirmonte atë që tashmë ishte sqaruar gojarisht më parë”, thuhet në deklaratën e lojtarit.

Kylian Mbappé dhe ekipi i tij pretendojnë se nuk e kanë diskutuar kurrë këtë pikë me klubin gjatë vitit, përveç 15 ditëve më parë. Gjithashtu, nuk është diskutuar për rinovim të mundshëm”, thuhet në deklaratë.

“Pasi ka deklaruar publikisht javët e fundit se do të jetë lojtar i PSG-së sezonin e ardhshëm, Kylian Mbappé nuk ka kërkuar largimin e tij këtë verë, por vetëm i ka konfirmuar klubit mosaktivizimin e vitit shtesë”, shpjegohet në deklaratën e bërë publike:

“Na vjen keq që marrja e kësaj letre është transmetuar në shtyp dhe që këto biseda janë bërë publike me qëllimin e vetëm për të dëmtuar imazhin e tij dhe mbarëvajtjen e negociatave me klubin.

Dërgimi i letrës së Mbappesë drejtuar drejtuesve të PSG-së vjen pak më shumë se një vit pas rinovimit befasues më 21 maj (u përfshi edhe presidenti francez, Emmanuel Macron) kur të gjithë prisnin që ai t’i bashkohej Realit. Ai rinovoi deri në vitin 2024, me mundësinë e aktivizimit të një opsioni për një vit tjetër.

AFP citon gjithashtu një burim nga klubi, duke vënë në dukje se PSG, megjithatë, nuk ka ndërmend ta lërë lojtarin të largohet me kosto zero në vitin 2024, duke hapur dyert për një transferim këtë verë, në rast dështimi të negociatave që mund të zhvillohen deri më 31 korrik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA