Nesër mbledhja ndërqeveritare/ Kurti jep detaje: Mbi 200 mijë shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë mund të kalojnë kufirin lirshëm

13/06/2023 11:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje për mbledhjen e përbashkët në mes të dy qeverive shqiptare, e cila do të mbahet ditën e nesërme në Gjakovë.

Ai theksoi se e veçanta e kësaj mbledhje është edhe takimi i kryetarëve të komunave të zonave kufitare në të dy anët, ku do të diskutohet që sfidat të kthehen në mundësi dhe mundësit në përfitim për qytetarët.

Sipas tij, lëvizjes së qytetarëve në zonat ndërkufitare i kanë dhënë rëndësi të duhur dhe është rritur në 26 numri i vendkalimeve të veçanta kufitare.

“Me këngë e valle shqipe po e festojmë lidhjen dhe lirinë një ditë para se të forcojmë bashkëpunimin. Për herë të dytë si nikoqir takohemi në Gjakovë. Do ia shtojmë edhe 13 marrëveshje të reja në fushën e drejtësisë, shëndetësisë, bujqësisë. Diskutimi për bashkimin doganor, krahas ushtrimit të profesionit të avokatit etj. Veçanti është edhe takimi i përbashkët me kryetarët e komunave të zonave kufitare. Do të diskutojmë se si sfida ti kthejmë në mundësi. Lëvizjes së qytetarëve u kemi dhënë vëmendjen e duhur. Nga prilli i këtij vitit mbi 200 mijë shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë kanë të drejtë të kalojnë kufirin lirshëm dhe të qëndrojnë në zona kufitare. Krahas marrëveshjeve e memorandumeve të bashkëpunimit në njohjen e të drejtës për ushtrimin e avokatit dhe ndërmjetësit, për bursa studentore, ofrimin e shërbimeve shëndetësore, lehtësimin e procedurave të mallrave ushtarake dhe të produkteve me origjinë joshtazore”- tha Kurti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA