Milan Skriniar transferohet te PSG, e konfirmon vetë mbrojtësi

13/06/2023 21:10

Milan Skriniar është zyrtarisht lojtari më i ri i PSG. Mbrojtësi, tashmë ishi i Interit, e njoftoi diçka të tillë nga grumbullimi me përfaqësuesen sllovake.

“Disfata ndaj City-t do të më mërzisë për një kohë të gjatë, por tashmë sezoni përfundoi dhe unë po fokusohem te edicioni i ardhshëm, i cili do të jetë i veçantë. Tani do të shohim se çfarë do të ndodhë në Paris, e rëndësishme është që unë tani ndihem shumë mirë.

Po stërvitem normalisht, e mbarova sezonin me disa probleme fizike. Ishte e pamundur të luaja sepse rrezikoja një dëmtim më të rëndë. Tani jam gati nëse kombëtarja ka nevojë për mua, por edhe mund edhe të qëndroj në pankinë”, përfundoi Skriniar.

28-vjeçari u transferua te Interi në vitin 2017 dhe koleksionoi 246 ndeshje dhe 11 gola, ndërsa tani, nis një kapitull i ri për mbrojtësin sllovak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA