Mësuesi puth 12-vjeçaren në Kosovë/ Psikologia: Vajza mund ta ketë inçizuar videon për t’u mbrojtur

13/06/2023 14:15

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Kosovë ku një mësues puth një nxënëse, ka reaguar edhe psikologia e të miturës.

Përmes një lidhje me “skype” në emisionin “Shqipëria Live”, ajo është shprehur se vajza nuk ka bërë rezistencë në momentin që profesori e ka puthur atë por mund të ketë përdorur incizimin si një provë për t’u mbrojtur e për t’u besuar.

Në lidhje me mësuesin ajo tha se kemi të bëjmë me një rast të çrregullimit mendor, që është një patologji që duhet të trajtohet.

“Dua të flas pak në koncept pak më të gjerë meqë na ka tronditur si çështje. Kjo ka ndodhur në Deçan me një mentalitet shumë parimor e femra trajtohet në piedestalin më të lartë e nderi i familjes është femra. Nuk do të doja ta diskutoja vajzën pasi kjo mund të lërë pasoja. Rasti ka ndodhur para një javë e jo dje, meqë ka ndodhur para një jave nuk e di a ka qenë mbrojtje e vajzës që i ka thënë dikujt më incizo, pasi vajza nuk ka bërë asnjë lloj mbrojtje. Kjo është pedofili. Është shumë herët që vajza të fillojë të shkojë në shkollë. Edhe drejtori duhet të japë përgjegjësi në këtë rast. Unë mendoj  ë bazë të dhënave që ky profesor ka mbi 25 vite që jep mësim në atë shkollë dhe mendoj të pyesni dhe kolegët nëse kanë parë një sjellje të tillë tek ai person sepse nuk e përjashtoj. Ndoshta vajza e ka kërkuar incizimin e videos si mbrojtje, pasi mund të ketë menduar që nuk do të besohej nëse do e thoshte. Me mësuesin kemi të bëjmë me një çrregullim mendor, është një patologji që duhet të trajtohet.”- tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA