Merkato shkurt/ Gerrard drejt Arabisë, Barça gati ta shesë mbrojtësin te Man. United

13/06/2023 15:33

Steven Gerrard raportohet se është afër emërimit si trajner i ekipit të Al-Ettifaq në Ligën e Arabisë Saudite.

Ish-kapiteni i Liverpool-it u shkarkua nga Aston Villa tetorin e kaluar, pas një serie rezultatesh të dobëta. Anglezi është në prag të pranimit të një oferte fitimprurëse. Ish-futbollisti tashmë ka fluturuar në Arabinë Saudite dhe po bisedon detajet përfundimtare të kontratës së tij përpara se të emërohet në postin e ri. Gerrard ka qenë një emër i diskutuar edhe për stolin e Leicester City.

Barcelona po kërkon të shesë mbrojtësin francez, Jules Kounde, te skuadra e Manchester United. Këtë sezon “Djajtë e Kuq” janë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe Kounde mund të jetë një opsion i rëndësishëm për trajnerin Erik Ten Hag. Një arsye tjetër është edhe situata financiare e Barçës. “Blaugranët” duhet të bëjnë disa shitje të menjëhershme për të pasur mundësi për të afruar lojtarë gjatë verës. Kjo mund të ndihmojë United të negociojë një shifër të favorshme për transferimin.

Arsenali po përgatit një ofertë për Joao Cancelo. Topçinjtë kanë treguar edhe më parë interes për mbrojtësin, por futbollisti i Man City kishte kundërshtuar çdo mundësi për t’u bashkuar lodninezëve. Sipas mediave britanike, bisedimet janë duke u zhvilluar midis palëve, me Arsenalin qe kërkon të paraqesë një ofertë prej 35 milionë paundësh për portugezin. Cancelo pëlqehet shumë nga trajneri Mikel Arteta dhe mund t’i ndihmojë ata të zhvillojnë një sezon akoma më të mirë se ky që sapo u mbyll. Lojtari këtë sezon ishte pjesë e Bayernit në formë huazimi./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA