Robert Lewandowski hedh poshtë zërat rreth interesimit të mundshëm të disa skuadrave arabe për shërbimet e tij. “Pichichi” i La Ligas e bëri të qartë se ai mendon vetëm për arritjen e objektivave të tjerë te Barcelona.
“Nuk ekziston një temë e tillë, kështu që unë nuk mendoj për këtë. Pse duhet të mendoj nëse nuk ka asnjë konkrete? Aq më tepër që kontrata ime me Barcelonën do shumë kohë të përfundojë. Unë shoh se çfarë po ndodh (në Arabi), por nuk po më shqetëson, sepse kam prioritete të tjera për momentin”, ka theksuar sulmuesi polak.
Ish-i i Bayernit të Mynihut mbërriti te Barça verën e kaluar. Në sezonin e tij të parë si lojtar i “blaugranave”, fitoi La Ligën dhe Superkupën e Spanjës.
Objektivi është që ekipi katalan të jetë në gjendje të bëjë një hap në cilësi dhe gjithashtu të jetë konkurrues në garat evropiane.
Top Channel