Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu vizitoi në orët e para të ditës ndërtesën e komunës së Leposavicit, në veri të Kosovës, ku u largua pas vetëm gjysmë ore.
Një grup serbësh të mbledhur sakaq përpara godinës kanë lëshuar vezë e bojë të kuqe në drejtim të makinës së ministrit që u përcoll në stacion lokal te policisë.
Sipas mediave serbe, Aliu ka kërkuar të shfrytëzojë momentin kur nuk kishte shumë njerëz në zonë për të hyrë në ndërtesë e për të vizituar kryetarin e sapoemëruar Lulzim Hetemi, i cili prej 16 ditësh nuk ka dalë nga zyra.
Serbët janë duke protestuar prej më shumë se dy javësh përpara kësaj ndërtese me thirrjet për kërkojnë largimin e kryetarit shqiptar dhe të njësive speciale të policisë së Kosovës atje. Në Zveçan po ashtu protestat e serbëve lokalë vazhdojnë.
Kreu i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe”, Aleksandar Arsenijevic, i cili del dhe vetë çdo ditë në rrugë për të protestuar, pretendon se qytetarët nuk i informon askush për asgjë, se ata informohen përmes mediave dhe se sipas tij, nuk ka rrugëdalje nga kriza që është krijuar.
Top Channel