Për de-eskalim të situatës Qeveria e Kosovës ka bërë një propozim me pesë pika për ndërkombëtarët.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi se ka propozuar sundim të ligjit në veri e largim të grupeve kriminale, zgjedhje të reja, monitorim të situatës e intensifikim të dialogut.

Hapi i parë është sundimi i ligjit në katër komunat në veri të Republikës së Kosovës; Grupet e dhunshme tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës dhe ndalohet çdo akt kriminal kundër institucioneve të Kosovës; Policia e Kosovës dhe KFOR apo EULEX-i do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo pesëmbëdhjetë ditë; Qeveria e Republikës së Kosovës do të koordinohet me të gjithë akterët dhe do të shpallë zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri; Udhëheqësit e të dy shteteve takohen në një nivel të dialogut të lartë në Bruksel gjatë kësaj jave”– tha Kurti në konferencën për mediat.

Për zgjedhjet, Kurti thotë se nuk do u kërkoj kryetarëve të dorëhiqen dhe propozon të gjendet një zgjidhje tjetër ligjore.

“Nuk kam as të drejtë ligjore, institucionale Kushtetuese, të kërkoj dorëheqjen e tyre, këtë se bëj dot as nga pikëpamjet etike e politike. Duhet zgjidhje tjetër për zgjedhje të reja që gjithashtu duhet të jetë ligjore. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka përmend një risi që nëpërmjet nënshkrimeve të qytetarëve të vijmë në atë situatë që për bindjen time është edhe më e drejtë.”

Kreu i Qeverisë pas një jave ka komentuar edhe draft-statutin për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe të propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Kurti tha se nuk e ka parë, por që e kundërshtoi plotësisht.

“Kryeministri Rama këtë draft statut për pakicat kombëtare t’ia prezantojë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq më së largu në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. “

Për propozimin që i ka bërë përfaqësuesve ndërkombëtar, Kryeministri i Kosovës nuk ka marrë ende përgjigje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA