“S’ka shtim kushtesh nga BE”, Rama flet për TCH: Pakt me Berishën? Sa më shumë bashkëpunoj, aq më shumë thellohet diferenca mes PS dhe të ashtuquajturës opozitë Me një sipërfaqe serash më shumë se 100 hektarë, prodhim cilësor në çdo stinë dhe i destinuar për eksport, zona e Jagodinës në Elbasan është duke vuajtur mungesën e punëtorëve.
2500-3000 lekë në ditë paguhet një punonjës i bujqësisë në këtë zonë e megjithatë sërish ka mungesë të punëtorëve.
“Ne kemi rreth 20 dynym serra. Kishim lakër, pastaj mbollëm domate dhe spece. Të shumtin e çojmë në eksport, shumë pak në tregun e brendshëm. Punëtorë nuk kemi nëpër sera, po vuajmë për punëtorë”, shprehet një fermer.
“Punëtor nuk ka, kanë ikur. I paguajmë 2000-2500 lekë në ditë”, shprehet një tjetër fermer.
Një nga zonat e cila ka investuar më shumë në bujqësi, po përpiqet të ruajë ritmin e tregut duke e përballuar punën vetëm me familjen.
Burra gra madje edhe fëmijë janë të angazhuar në këtë sektor i cili me cilësinë dhe zinxhirin e rregulluar tashmë të eksportit u siguron të ardhura të mjaftueshme.
Top Channel