25/11 16:26
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, foli për mediet spanjolle pas fitores në Champions League, pas së cilës bëri “tripletën” e dytë në karrierën e tij si trajner.
Guardiola u shpreh se në Champions mund të ndodhë gjithçka dhe ndoshta sot mund të ishte Interi duke festuar.
“Ne e dimë se sa e vështirë është ta fitosh këtë kompeticion. Për mua në njëfarë mënyre është shumë bukur. Në Champions League duhet të vuash gjithmonë, sot jemi shumë të lumtur por, Interi mund të kishte sukses dhe ndoshta sot nuk do të ishim aq të lumtur. Kjo e gjitha lidhjet me detajet.”-tha ai./ SuperSport
Top Channel