Raportuesi i grupit parlamentar të liberalëve në Bundestagun gjerman, Thomas Hacker, e përshëndeti arrestimin e kreut të formacionit paraushtarak Civilna Zastita (Mbrojtja Civile) Millun Millenkovic-Llune në Kosovë.
“Arrestimi i kreut të formacionit paraushtarak Civilna Zastita si për sulmet ndaj ushtarëve të misionit të KFOR-it është i domosdoshëm”, nënvizonte ai në një deklaratë për shtyp.
“Sulmet ndaj ushtarëve të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, janë njëkohësisht sulme ndaj sigurisë, stabilitetit dhe paqes në të gjithë rajonin. Ngjarjet e 30 majit 2023, nuk duhet të mbeten pa pasoja. Sulmet duhet të zbardhen plotësisht duke respektuar parimet bazë të shtetit të së drejtës. Kjo parandalon që akte të tilla burracake të bëhen të pranueshme nga shoqëria”, tha bundestagu gjerman, Thomas Hacker.
Policia e Kosovës e arrestoi të martën kreun e Mbrojtjes Civile paraushtarake në pjesën veriore të Mitrovicës. Një 29 maj, një grup serbësh sulmuan me gurë e bomba tymuese ushtarët e KFOR-it në Zveçan, në Veri të Kosovës. Gjatë përleshjeve u plagosën 30 ushtarë të NATO-s dhe rreth 50 protestues serbë, teksa njësitë e KFOR-it po ruanin objektin e zyrës së kryetarit të komunës.
Në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës, të bojkotuara nga serbët ishin zgjedhur kryetar komunash me origjinë shqiptare. Edhe arrestimi një ditë më parë u shoqërua me trazira. Protuestues të dhunshëm goditen me gurë policët e Kosovës, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës. Sipas ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla, nga përleshjet mbetën të plagosur lehtë tre policë.
Top Channel