
28/02 08:49
Folarin Balogun është emri më i ri për sulmin e Interit.
Qendërsulmuesi amerikan, i cili është në pronësi të Arsenalit është kthyer në një emër kryesor në shtëpinë e “zikaltërve”.
Sulmuesi zhvilloi një sezon fantastik në Ligue 1 me Reims duke shënuar 21 gola, ndërsa në Londër, te Arsenal ai nuk ka hapësira dhe drejtuesit e kanë vendosur në merkato.
Drejtuesit e nënkampionëve të Europës kanë nisur kontaktet e para me lojtarin dhe tani priten zhvillime të reja./ SuperSport
Top Channel